Deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqrija Ibrahimi nga foltorja e Kuvendit ka reaguar siç tha ai, ndaj shpifjeve që po i bëjnë deputetë të kuvendit dhe funksionarë të opozitës dhe pozitës ndaj Lëvizjes BESA duke thënë herë se ata janë me LSDM-në e herë me VMRO-në.
“Ne nuk jemi qere as të LSDM-së e as të VMRO-së. Në kohën që ne e mbështetën rënien e regjimit VMRO-BDI na thoshin jeni me LSDM-në. Sot pse jemi opozitë na thonë se jemi me VMRO-në. Arsyeja është se ju jeni mësuar që shqiptarët të jenë ose qere e VMRO-së ose e LSDM-së. Ne nuk jemi as qere e VMRO-së e as e LSDM-së. E ata që shpifin u qoftë për nderë atyre”, ka thënë deputeti Ibrahimi, raporton SHENJA.
Ibrahimi ka shtuar se deputetët e BESËS në të shumtën e janë prezent në Kuvend që të krijohet kuorumi I mjaftueshëm dhe të mund të fillohen mbledhjet.
Ai ka shtuar se deputetet e BESËS mandje nuk bëjnë as reagime jo për arsye se nuk kanë çfarë të thonë por për shkak se dëshirojnë të jenë opozitë konstruktive dhe jo nihiliste./SHENJA/
Data 26.04.2024
Aktuale
- E keni menduar me të vjetër, ja sa vjet i ka Armonda!
- (VIDEO) VMRO: LSDM po qëndron para derës në Reçicë për të kërkuar vota
- (VIDEO) Komisionit të Sigurimit të Autopërgjegjësisë i korkohet llogari për polisën e sigurimeve
- Kovaçevski: Nuk është e vërtet se me BDI-në po përgatisim bojkot të zgjedhjeve presidenciale
- Bytyqi: E papranueshme rritja e çmimit për sigurimin e makinave, kompanitë të tërheqin menjëherë vendimin
- Albina Klemendi nuk mund t’i ndal lotët teksa flet për tezen e saj
- Alkaloid fitues i çmimit i “Patentës së vitit 2023” për ilaçin në formë të lëngshme “Omeprazol”
- Kovaçevski: Nuk është e vërtet se me BDI-në por përgatisim bojkot të zgjedhjeve presidenciale