Ikja është dobësim, Akademia e Shkencave dhe arteve të Maqedonisë është edhe e jona

Kryesore | Publikuar më 16.03.2017 në ora 01:15
 Akademik Izet ZEQIRI
Ditëve të fundit e veçanërisht pas mbledhjes se fundit te Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë lexoj shkrime nga individ të cilët kërkojnë që ne anëtaret shqiptarë të braktisim ASHAM-in. Sqarimin tim dua ta filloj pikërisht nga mbledhja e fundit. Dua të ju rikujtoj se nga kjo akademi dhe nga disa akademik që para 16 vitesh vinin propozime për ndarje të Maqedonisë duke i lënë shqiptarët në tre qytete. Që atëherë deri me tani nga kjo akademi ka pasur shumë deklarata nga anëtarë të shumtë e të cilët kanë ofenduar shqiptarët dhe me përmbajtje të ngjashme. Edhe në mbledhjen e fundit pati një fjalim të tillë, por ngeli një fjalim, i vetëm, nga vetëm një akademik. Për herë të parë fjalimet e tilla mbeten vetëm të një personi dhe asnjë akademik tjetër maqedonas nuk e mbështeti. Përkundrazi, pati akademik maqedonas te cilët fjalimin e kolegut të tij e vlerësuan si histerik, nacionalist dhe e dënuan. Përveç kësaj ASHAM në deklaratën e përbashkët dënoi të gjitha partitë politike për nxitjen e tensioneve dhe propozoi që temat që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndëretnike dhe çështjet e bashkësive etnike të zgjidhen në institucione. Nëse për dikë duket e pamjaftueshme që Akademia të del me sugjerime të këtilla dhe shumica absolute të hedhin poshtë dhe të dënojnë deklaratat nacionaliste të një kolegu të tij, PËR NE KA QENE MISION DHE OBLIGIM. Kanë qenë pikërisht argumentimet, angazhimi, “lufta” jonë e brendshme që i ka bindur jo vetëm drejtuesit por edhe anëtaret e tjerë të heqin dorë nga teoritë dhe gabimet e vjetra dhe ti qasen realitetit te ri. Kjo është qasja jonë. E dimë që ASHAM ende nuk është në nivelin ideal që duhet të jetë, por drejtimi që i kemi dhënë ne anëtarët shqiptare kësaj akademie na bën optimist në arritjen e qëllimit final dhe nuk na lejon të heqim dore nga ky mision. Akuzat ndaj nesh do të jenë të përkohshme dhe le te bien vetëm ndaj nesh, ndërsa Akademia do të jete e qytetareve, përfshirë edhe e atyre shqiptarë të cilët do ti shijojnë edhe benefitet dhe të mirat e kësaj akademie. Ne jemi përkushtuar që të vazhdojmë betejën tonë që nga brenda të reformojmë dhe avancojmë këtë institucion, nga e cila mendojmë se në asnjë situatë nuk guxojmë të heqim dorë. Braktisja e ASHAM nga akademikët shqiptare do të ishte vetëm nje dorëzim që nuk do ta shqetësonte askënd, por do ta na dëmtonte neve shqiptarëve. Ne duam të vazhdojmë sukseset, përparimin dhe pavaresinë e Akademisë dhe jo te ikim nga përgjegjësia.