Qenan Aliu
Presidenti ILIR META ,aktualisht është politikani i vetëm në trojet shqiptare që puth faqet , shtrëngon duart dhe përqafon fortë në shpatulla homolog e politikan të ndryshëm në shtetet fqinje dhe më gjërë.Sot gjendet në SHKUP. Dhunti gjindshmërie , nuk e di se, e lindur apo e kalitur gjat ushtrimit të pushtetit. Politikan që takohet me rreformatorë, autoritarë,integrist, guximtarë, besatarë e politikan që ecin drejt. Të gjithë thot se i ka miq. Është ,,pazarues,,politik,, i ashpër e shantazues kur ta gjen të gjamen, sidomos po që të takon në hapësirën politike në mes të detit ate e gjen me barkë bile pa vela. Po të të has në rrezik politik për shkak të numrave, në mes të detit sillet si pirat politik duke të të kërkuar një çmim qiellorë , që secili do ta pranonte vetëm të shpëtojë dhe nga mesi i detit të arijë në bregun e politikës. Ai po i përmend edhe ,,Lagjen e trimave,, edhe shëndetin e Edmond Temellkos. Ai interesohet për kushtet e biznesit edhe në Tetovë, Strugë, Shkup ,Strumicë e Sveti Nikolë. Të gjithë i ka miq , por kur sju duhen nuk i gjen dot e as i sheh në dritë, kur ju duhen i gjenë në errësirë. Shpesh bëhet opozitarë i të gjithve dhe kohabitues me të gjithë. Aktualisht nuk anatgonizohet me askënd, të vetmen opozitare që e ka por ate vetëm ditën është gruaja e tij si lidere e Lsi-së opozitare . Politikani Meta kurë nuk blenë diç shtrenjtë por gjithçka e shetë mjaftë me çmim të volitshëm ! ( q.aliu )