Konjufca: Nëse Krasniqi dëshiron të vijë në VV, e shqyrtojmë

Fillimi | Lajme | Kosovë | Konjufca: Nëse Krasniqi dëshiron të vijë në VV, e shqyrtojmë | Add to Facebook Share
image

Në rast se Jakup Krasniqi shpreh dëshirë që të kalojë në radhët VV-së do të shqyrtohet kërkesa e tij, ka deklaruar Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ka thënë për Telegrafin se përderisa Jakup Krasniqi nuk shpreh dëshirë të ndërrojë tabor politik nuk mund të spekulojnë për ndonjë kalim eventual të tij në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ne e mbështesin iniciativën, përpjekjet e Krasniqit dhe Limajt për demokratizimin e PDK-se, pasi është një parti që ka një rol të rëndësishëm në skenën politike në Kosovë. Kjo mendoj se do t’i bënte mirë procese tjera politike në Kosovë”, ka thënë Konjufca.

Përplasja e sekretarit të përgjithshëm të PDK-së,Jakup Krasniqi me liderin e partisë Hashim Thaçi dhe kritikat e vazhdueshme ndaj proceseve në parti kanë hapur mundësi të reja për Krasniqin në skenën politike. Duke ia shtuar kësaj edhe mospjesëmarrjen e këtij të fundit në Konventën VI më 26 dhe 27 janar, thyerja e tij me PDK vetëm sa është thelluar.

Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS
tav
ALMAKOS ne FACEBOOK
Powered by Disqus