Biografia e Lulzim Bashës, pasardhësit të përfolur të Sali Berishës

Fillimi | Lajme | Shqipëri | Biografia e Lulzim Bashës, pasardhësit të përfolur të Sali Berishës | Add to Facebook Share
image

"Humbja bie vetëm mbi mua. Unë jap dorëheqje nga drejtimi i Partisë Demokratike”, kështu u shpreh Berisha në fjalën e tij lamtumirëse se lider i së djathës në Shqipëri.

Ai ka uruar kundërshtarin e tij Edi Ramën, duke thënë se uron të bëjë një punë të mirë. Berisha përgjegjësinë për humbjen e PD’së në këto zgjedhje e ka marrë mbi vete dhe kjo kishte qenë arsyeja pse ai ka vendosur të japë dorëheqje nga të gjitha funksionet udhëheqëse nga Partia Demokratike, duke mbetur vetëm një anëtarë i thjeshtë i kësaj partie. Mirëpo, menjëherë kanë filluar të qarkullojnë informacionet se pasardhësi i Berishës në postin e kryetari të Partisë Demokratike, mund të jetë Lulzim Basha, politikani i cili në zgjedhjet e kaluara lokale në Shqipëri e kishte mposhtur liderin e socialistëve Edi Ramën duke e rrëmbyer çelësin e Bashkisë së Tiranës.

Por, cila është biografia e këtij pretendenti për postin e të parit të të djathtëve në Shqipëri.

Lulzim Basha lindi më 12 Qershor 1974 në Lezhë, është politikan shqiptar, ish-Ministër i Brendshëm i Shqipërisë, ish-deputet i Legjislaturës XVIII të Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës. 

Pasi përfundoi shkollën e mesme "Sami Frashëri", Basha vazhdoi studimet për drejtësi në Universitetin e Utrechtit në Holandë ku mori titullin Jurist (Meester in de Rechten ekuivalenti i LLM) i specializuar në të drejtën Evropiane dhe Ndërkombëtare Publike.

Veprimtaria:

Gjatë periudhës(Maj 1998 – Korrik 1999) Basha ishte pjesëtar i skuadrës së hetimit të krimeve të luftës nga forcat serbe në Kosove. Gjykata Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi, ku dha kontributin e tij në nxjerrjen para gjyqit të Sllobodan Millosheviçit. 

Në periudhën Korrik 2000 – Tetor 2001 ai ushtroi detyrën Këshilltar Ligjor në Departamentin e Drejtësisë së Administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë UNMIK.

Nga tetori i vitit 2001 deri në nëntor 2002 punoi si Zëvendës Shef i Kabinetit të Drejtorit të Departamentit të Drejtësisë së UNMIK-ut.

Nga nëntori i vitit 2002 deri në Janar 2005 punoi si Këshilltar Special për Tranzicionin në Departamentin e Drejtësisë së UNMIK-ut, Prishtinë, Kosovë. Përgjegjës për përgatitjen e tranzicionit të Departamentit të Drejtësisë të UNMIK-ut drejt një Ministrie të Drejtësisë të Kosovës.

Gjatë periudhës Nëntor 2002 – Janar 2005 veproi si Këshilltar Special për Tranzicionin.

Nga Janari i vitit 2005 dhe në vazhdim vepron si Koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave në Partinë Demokratike në Tiranë. Përgjegjës për koordinimin e punës së ekspertëve dhe komisioneve të KOP në përgatitjen, diskutimin dhe shpalljen me 17 projekt- platformave qeverisëse nga KOP për Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Nga Prilli i vitit 2005 dhe në vazhdim është anëtar i Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Gjatë periudhës Maj – Korrik 2005 vepron si Zëdhënës i Fushatës Zgjedhore 2005.

Nga Maji i vitit 2005 dhe në vazhdim është anëtar i Kryesisë së PartisëDemokratike të Shqipërisë.

2005 – 2007 Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.

2007 – 2009 Ministër i Jashtëm.

2009 – 2011 Ministër i Brendshëm.

2011 Kryetar i Bashkisë së Tiranës.

ALMAKOS

Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS
ALMAKOS ne FACEBOOK
Powered by Disqus