Vritet një 16 vjeçar afër shkollës “Emin Duraku” në Prishtinë

Fillimi | Lajme | Kronika e zezë | Vritet një 16 vjeçar afër shkollës “Emin Duraku” në Prishtinë | Add to Facebook Share
image

Një nxënës i moshës 16 vjeçare është vrarë me armë zjarri sot rreth orës 12:20 në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prishtinë.

Motivet e vrasjes ende nuk dihen sikur që ende nuk është konfirmuar nëse viktima është nxënës i shkollës.

Policia ka konfirmuar rastin, por nuk ka mundur të japë detaje tjera.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës ka thënë se policia është njoftuar rreth orës 12:00 të ditës së sotme për gjuajtje me armë në afërsi të shkollës fillore.

Sot ishte dita e parë e mësimit në gjysmëvjetorin e dytë, pas një pushimi trejavor.

Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS
ALMAKOS ne FACEBOOK
Powered by Disqus