Indi, burri me mjekrën më të gjatë në botë

Kuriozitete | Publikuar më 10.01.2017 në ora 19:12

‘Rapunzel’,  nuk i priste kurrë flokët dhe të njëjtën gjë bën edhe me mjekrën, që  nuk e ka prekur prej 20 vjetësh.

Ramesh Chand Kushawh është burri me mjekrën rekord. Jeton në Indi, në shtetin Uttar Pradesh.

Është 78 vjeç dhe mjekra e tij tashmë është bërë 3 metra e gjatë.

Ramesh kujdesesh shumë për të dhe bën gjithçka që të duket ashtu siç duhet. Ai çdo ditë ndryshon modelin e mjekrës dhe fantazia nuk i mungon.

10  janar 2017 (gazeta-Shqip.com)