Industria në Eurozonë shënon rritje prej 1.3 për qind

Ekonomi | Publikuar më 16.07.2017 në ora 11:01

ë dhënat zyrtare tregojnë se sektori industrial në 19 vende të Eurozonës në muajin maj shënon rritje prej 1.3 për qind, që është progres i cili do të kontribuojë edhe në rritjen e tremujorit të dytë të këtij viti, transmeton AA.

Agjencia për Statistikat, Eurostat, njoftoi të mërkurën se prodhimi industrial në muajin maj është rritur për 1.3 për qind.