Palmat e famshme gjysmë milion euro të Qeverisë u thanë duke dëshmuar se klima në vend nuk është e përshtatshme për këto lloj pemësh. Ekipet e ndërmarrjes publike “Parqet dhe Gjelbërimet” i shkulën të njëjtat. Personat që kujdeseshin për mirëmbajtjen e parkut ku dikur kishte palma, mbrapa kamerës thanë se vetëm sot janë shkulur mbi 30 të tilla ndërsa ditëve në vijim do të shkulen edhe të tjerat, përkatësisht rreth 1.100. Qytetarët që takuam në rrugë thonë se kjo ide e qeverisë që në fillim ishte e gabuar, por se është bërë për qëllime përfituese të personave të caktuar.
Nuk duhej t’i mbillnin prej në fillim. Këtu duhej të mbillnin dru radhë me pemë me shumë gjethe që të mbrojnë nga pluhuri dhe zhurma dhe të krijojnë oksigjen. Kjo ishte interes privat i dikujt që në xhep të futen para”.
Vendi nuk është i përshtatshëm për pallma, prandaj i kanë hequr. E të mos turpërohen kanë mbjellë pemë tjera. Pallmat janë të bukura por duhet t’u përshtatet klima. Nuk duhej aspak ti mbjellin, klima nuk e Maqedonisë nuk është e përshtatshme. Një pallmë thuhet që ka kushtuar 500 euro, llogarit sa pallma kanë mbjellë në Maqedoni”.
Ato janë për në mediteran. Duhet mbjellë pemë tjera, pemë që do të na shërbejnë, që japin erë, që thithin ndotjet nga makinat – shprehen disa qytetarë.
“Parqet dhe gjelbërimet” dhe “Pyjet e Maqedonisë” nuk japin sqarime për shkuljen e palmave. Kohë më parë edhe agro-meteorologët reaguan ndaj mbjelljes së palmave duke përkujtuar se të njëjtat janë pemë tropikale dhe duhet të mbillen në vende ku moti është më i butë dhe më i lagësht.
Melihate Rustemi