Ish shefi i kabinetit të Sasho Mijallkovit, Toni Jakimovski refuzon mundësinë për të ikur nga shteti pasi thotë se atë e lidhë puna dhe fama për Maqedoninë dhe se nuk ka asnjë arsye për të ikur nga shteti. Madje ai thotë se kurdoherë që e ka kërkuar Prokuroria është paraqitur vetëm që të mos interpretohet se ikur nga drejtësia
Por, Prokuroria Speciale ngul këmbë se ai udhëton shpesh dhe mund të ikë lirshëm nga shteti. Specialja druan edhe nga ndikimi i dëshmitarëve, të punësuar në DSKm duke marrë parasysh se sa vite ka qenë shef kabineti dhe gjithçka që ka dalë dhe hyrë në DSK ka kaluar në duart e tij
Por, Jakimovski u mbrojt duke thënë se ika humbur kontaktet me thuajse të gjithë dhe nuk ka as dëshirë për të ndikuar te askush.
Jakimovski akuzohet në rastin “Fortesa”, për përgjimin e paligjshëm dhe shkatërrimin e përgjimeve.