Ministria greke e Shëndetësisë solli vendim urgjent për ndalesë për not në plazhet në të gjitha rajonet e Atikës për shkak derdhjes së naftës në afërsi të Salaminës.
Mes lokacioneve të ndaluara gjenden edhe shumë plazhe të njohura rreth Athinës dhe Pireut.
Tankeri “Agina Zoni 2” u përmbys të dielën në afërsi të ishullit Salamina, ndërsa prej tij u derdhën
rreth 2.500 kubë naftë dhe gaz, që shkaktoi dëm të madh ekologjik.