Po sigurohen prova të mjaftueshme dhe dëshmitarë që do të faktojnë blerjen masive të letërnjoftimeve dhe pasaportave tek rreth 3 mijë votues, me qëllim që këto të fundit të mos dalin në votime më 15 Tetor në Strugë. deklarkojn nga Aleanca Shqiptare për Almakos.
Blerjet janë bërë nga ana e një partie politike në Strugë, gjegjësisht nga persona të afërt me njërin prej kandidatëve. Sipas burimeve tona, ka materiale në formë të inçizimeve dhe fotografi nga momentet e kryerjes së këtyre veprave të dënueshme me ligj. Burime brenda MPB-së tregojnë se priten arrestime para rrethit të dytë të zgjedhjeve në Strugë. Të dyshuar janë disa persona në cilësinë e blerësit të letërnjftimeve dhe mbi 20 shitës të tyre apo pronarë të letërnjoftimeve. Personat e dyshuar janë të të dy etnive më të mëdha në Strugë. Për të gjitha këto raste janë të njoftuar edhe përfaqësuesit e huaj dhe zyra e OSBE-së në Shkup, të cilët janë prezent për çdo ditë në Strugë. Blerja dhe shitja e votës është vepër penale e dënueshme me burg./Almakos