Javën e ardhshme Han viziton Maqedoninë

Kryesore | Publikuar më 13.11.2017 në ora 21:26

Eurokomesari për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore Johanes Han pas takimit më zëvendës kryeministrin për çështje evropian, Bujar Osmani dhe shefin e diplomacisë maqedonase Nikolla Dimitrov, njoftoi se javën e ardhshme do të vjen në Maqedoni.

“Një takim i shkëlqyer me zëvendës kryeministrin Bujar Osmani dhe ministrin e punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov. Jam i bindur që qeveria do të shfrytëzojë dinamikën pozitive dhe që do të shohim rezultate të ardhshme të reformave deri në fund të vitit. Kjo kërkon bashkëpunim konstruktiv i të gjitha forcave politike, përfshirë edhe opozitën. Me padurim pres vizitën time në Shkup gjatë javës së ardhshme, me takime politike dhe me shoqërinë qytetarë” shkruan Han në Twitter.

https://twitter.com/JHahnEU/status/930146616572547072/photo/1