Javën e ardhshme Kuvendi zgjedh kryeprokurorin

Kryesore | Publikuar më 15.12.2017 në ora 16:47

LSDM, BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe BESA thanë se do ta mbështesin propozimin e Qeverisë që Ljubomir Joveski të jetë prokurori i Ardhshëm Publik. Megjithatë, nga Lëvizja BESA kanë kërkuar që të informohen se a ka qenë  Joveski pjesë e gjyqtarëve të përfshirë në aferën e viteve 1990.

“Zgjedhja e një prokurori të ri publik është një reformë që do të kontribuojë në një shtet që i bindet ligjit, duke kërkuar të marrë informacion nëse Joves ishte pjesë e gjyqtarëve të përfshirë në aferën e viteve 1990” tha Zendeli.

Ljubomir Joveski  do të ndodhet para një prove serioze dhe aspak të lehtë, tha deputetja e LSDM-së Frosina Tashevska-Remenski. Sipas saj si  trashëgimi nga kryeprokurori i mëparshëm Zvërlevski, ai do të marrë institucione të shkatërruara dhe një prokurori, reformimi i të cilës është i patjetërsueshëm.

Ai duhet të tregojë dhe provojë se ligji dhe drejtësia duhet të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë. Ai ndodhet para një prove serioze. Ai duhet të ngrejë proceset dhe ne të gjithë e ndjekim dhe kritikojmë kur ai do të largohet nga rruga e ligjit dhe sundimi i ligjit, tha deputetja Frosina Tashevska-Remenski nga LSDM.

Tomisllav Tuntev theksoi se LSDM-ja, si bartëse e procesit të reformës gjyqësore, do të propozojë në dy vitet e ardhshme, prokurori publik të zgjidhet me propozimin e opozitës pas përfundimit të procesit të llogaridhënies.

Deputetët e BDI-së, kërkuan që kryeprokurori i ri të pasqyroj të gjitha rastet që dyshohet se janë të montuara politikisht.

Nga koalicioni VMRO-DPMNE, i pranishëm ishte vetëm Amdi Bajram, nga Unioni i Romëve.
Votimi për kryeprokurorin e ri u shty nga kryetari i Kuvendit , Talat Xhaferri, për të premten e ardhshme. Votimi  nuk u zhvillua sot për shkak se shumica parlamentare nuk kishte shumicë në Kuvend.

Për emërimin e prokurorit publik, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë vendos me shumicë të thjeshtë prej 61 vota. Prokurori publik ka një mandat prej gjashtë vjetësh me të drejtë të riemërimit. Deri më tani, ky funksion është kryer nga Liljana Spasevska, pasi Marko Zvrlevski u shkarkua më 17 gusht të këtij viti.

Përgatiti: Evi Shkopi
Almakos.com