04 July
Anëtarët e Komisioni për mbikëqyrjen e punës së Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit dhe të Agjencisë së Inteligjencës akoma nuk kanë marrë certifikatat e sigurisë për të pasur qasje në raportet vjetore të shërbimeve sekrete. Kreu i këtij Komisioni Trajko Veljanovski kërkoi që anëtarët të furnizohen me certifikata pasi që aktualisht ky Komision nuk mund të funksionojë si turp i plotë.
Anëtarët ose zëvendës-anëtarët e këtij komisioni të cilët akoma nuk kanë aplikuar për certifikata sigurie, të aplikojnë sa më shpejtë dhe t’ia dorëzojnë shërbimeve të Kuvendit me qëllim që të mund të kenë qasje deri tek informacionet e klasifikuara apo të njohura si sekrete shtetërore të shkallës së tretë. Nuk mundemi t’i shqyrtojmë dhe ndajmë raportet e Agjencisë së Inteligjencës dhe të DSK-së pasi që as unë personalisht nuk kam certifikatë sigurie– deklaroi Trajko Veljanovski, VMRO-DPMNE.
Deputetja e LSDM-së Frosina Remenski kërkoi që pos anëtarët e Komisionit, edhe deputetët tjerë që posedojnë certifikata të marrin pjesë në seancat e Komisionit.
Mendoj se me këtë masë mundësojmë transparencë më të plotë të punës së Komisionit dhe rregullojmë edhe pjesëmarrjen e anëtarëve të cilët kanë të drejtë pjesëmarrjeje në punën e Komisionit gjatë seancave të mbyllura-tha Frosina Remenski, deputete e LSDM-së.
Procedura për marrjen e certifikatë së sigurisë shkon përmes aplikimit në Kuvend. Organi ligjvënës kërkon nga Drejtoria për sigurimin e informacioneve të klasifikuara që deputetëve t’i mundësohet qasje tek informacionet e karakterit sekret shtetëror. Operativat për dhënien e certifikatave të sigurisë ndaj aplikuesit si për shembull përmbushjen e kushteve për të pasur certifikatë i kryejnë ministria e Brendshme dhe ajo e Mbrojtjes për personat e Armatës. Para dhënies së certifikatës, aplikuesit i hetohet gjendja ekonomike dhe shëndetësore ndërsa certifikata mund t’i konfiskohet në rast keqpërdorimi të informacioneve.
Adrian Kerimi