Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, ka arritur në godinën e Qeverisë së re. Në derë e ka pritur kryeministri, Zoran Zaev, ndërkaq Han do të marrë pjesë edhe në seancën tematike të Qeverisë, shkruajnë mediat në vend.
Ashtu siç njoftojnë nga shërbimi informativ i Qeverisë, kryeministri Zaev me eurokomesarin do të takohet në ora 13:10. Tet-a-tet takim, i cili është paraparë që të zgjasë 15 minuta, do të jetën ë kabinetin e Zaevit.
Në ora 13:25 duhet që të fillojë takimi i delegacionit, udhëhequr nga Zaev, në përbërje të së cilës do të jenë zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov me delegacionin e Bashkimit Evropian, të udhëhequr nga eurokomesari Han.
Në ora 13:40 është e caktuar fillimi i seancës tematike të Qeverisë për reformat urgjente prioritare, në të cilën do të marrë pjesë edhe eurokomesari Han.
Konferenca e përbashkët për shtyp e kryeministrit Zaev dhe eurokomesarit Han, është e caktuar për në ora 14:45.
( video nga Portalb.mk)
https://www.facebook.com/portalb.mk/videos/1413433882079278/