26 April
Të bindur se do të gjejnë gjuhë të përbashkët me Ministrinë e Ekologjisë, drejtuesit e Jugohromit kanë vazhduar punët rreth ndërtimit të filtrave të nevojshme për vazhdimin e punës së këtij kombinati. Drejtori i Jugohromit, Vasko Skenderoski, tha se betonimi i bazamentit të filtrave, nënkupton seriozitetin për vendosjen e filtrave për tetë muaj.
Duhet të gjendet një kompromis ku do jenë të kënaqura të dyja anët edhe vendosja e filtrave por edhe vazhdimi i punëve të Jugohromit jo me intensitet të plotë por me kapacitet i cili aspak nuk do të rrezikojë jetët e njerëzve në Tetovë e rrethinë. Nuk është e thjeshtë marrja e lejes sepse kjo është një procedurë ku duhet të vendosin katër ministri, siç më shpjegoi ekipi im dhe pastaj edhe sjellje vendimi nga Qeveria e Maqedonisë – deklaroi Vasko Skenderoski, drejtor i Jugohromit.
Edhe kreu i Sindikatës Bajram Amiti kërkoi nga Ministria e Ekologjisë leje për rihapjen e fabrikës.
Nga ky moment besoj se Qeveria dhe institucionet siç është Ministria e Ambientit jetësorë do tregojnë mirëkuptim dhe do sjellin vendim për vazhdim të punës – normal për një periudhë kohore derisa mbajnë kushtet klimatike, po në Tetor kur edhe fillon ndotja e ajrit – tha Bajram Amiti, kryetar i Sindikatës së Jugohromit.
Jogohromi ndërpreu punën më 31 tetor të vitit të kaluar pas një vendimi të Inspektoratit të Ministrisë së Ekologjisë. Ky dikaster si kusht për rifillimin e punës kërkoi vendosjen e filtrave. Nga puna janë larguar rreth 600 punëtor.
Bashkim Sulejmani