Juventusi interesohet për Filipe Luisin

Sport | Publikuar më 16.04.2018 në ora 16:03

Raportohet se Juventusi ka shfaqur interesim për mbrojtësin e Atletico Madridit, Filipe Luis.

Braziliani iu bashkua Atleticos nga Deportivo La Coruna në verën e 2010, pas katër sezoneve iu bashkua Chelseat.

Luis qëndroi vetëm për një sezon te Blutë dhe tani u rikthyer te klubi spanjoll i drejtuar nga Diego Simeone.

Filipe Luis pas lëndimit ndaj Anderlecht (Foto: Getty Images)

32-vjeçari është një lojtar i rëndësishëm te Los Colchoneros, por një numër i madh i lëndimeve kanë bërë që Lucas Hernandez të jetë startues në krahun e majtë.

Sipas Gazzetta dello Sport, Juventusi tashmë ka mbajtur takim me përfaqësuesit e mbrojtësit, i cili do të jetë pakontratë në fundin e sezonit 2018/18.

Lexo po ashtu:

Luis u rikthyer në stërvitje javë e fundit pas frakturës në këmbë.

Lojtari shquhet për lojën e qet dhe teknikën si në fazën mbrojtëse dhe atë sulmuese. /Telegrafi/