Analisti dhe profesori Bekim Kadriu në emisionin Click Plus në t21, tregon mënyrat me tëcilat mund partia maqedonase e Nikolla Gruevskit VMRO-DPMNE mund të bllokon Kuvendin.
Gruevski theksoi se një marrëveshje e këtillë mes dy partive BDI-LSDM për një ligj të ri për zyrtarizim e gjuhës, ai do të shfrytëzonte të gjitha mekanizmat për ta penguar, bllokuar në mënyrë ligjore miratimin e një ligji të këtillë. Miratimi i një ligji kërkon 61 deputet dhe këto opstruksione do të jenë sërisht të përkohshme dhe ligji sërisht do miratohet. Më tepër më brengosin opstruksionet më pas që mund të ndodhin. Besoj që Presdienti i shtetit mund ta shfrytëzoj veton në këtë rast duke patur parasysh që ai anon nga VMRO. Edhe kjo penges kalohet meqë ligji kthehet në kuvend ku më pas kuvendi me shumicë suspenzive do të nënshkruhet dekreti e do të kaloj. Obstruksioni i tretë i mundëshem është iniciativa tek Gjyklata Kushtetuese e cila dy vitet e fundit ka sjellë vendime nga politika ditore e ndikuar, deklaron Kadriu përcjell Almakos.