Kalaja e Vushtrrisë hap dyert për ekspozitën e talenteve të rinj

Kulturë | Publikuar më 11.09.2017 në ora 13:16

Në Kalanë e qytetit të Vushtrrisë, do të hapet ekspozita e të rinjve “Muaji i Rinisë”.

Ekspozita do të hapet në orën 19:00, ku do të paraqiten të gjitha punimet e krijuesve të rinj që kanë punuar gjatë tërë këtij muaji.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur drejtoresha e Kulturës, Shpresa Rama, duke shtuar se edhe ajo do të jetë pjesë e ekspozitës, me një punim të saj.

Lexoni postimin e plotë:

Ju ftoj të gjithë juve dashamir të artit që të vini nesër (11 shtator 2017) prej orës 19:00 në Kalanë e Qytetit në hapjen e ekspozitës me piktura që janë punuar përgjatë “Muajit të pikturës” organizuar nga OJQ “Kult Studio”, të mbështetur nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kësaj radhe pjesë e ekspozitës do të jetë edhe ky punim i imi të cilin do të mund ta shihni nëse vini dhe e vizitoni ekspozitën.

Për fund po e ndaj me ju këtë thënie të Shumanit që më la përshtypje ‘ Artisti i vërtetë është i lidhur ngushtësisht me natyrën, me jetën, sidomos me popullin’. /Telegrafi/