Sektori për Punë të Brendshme në Manastir ngriti akuza kundër disa drejtuesve të mëparshëm dhe të tanishëm në TEC Manastir dhe kundër SHA ELEM, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “ndotje e mjedisit dhe natyrës.” Nga Ministria e Brendshme thonë se pesë kallëzimet penale janë për personat fizik të cilët duke mos iu përmbajtur rregullave për mbrojtjen e mjedisit, nuk i kanë rindërtuar filtrat ekzistues ose të vendosin të reja për hirin dhe kanë lejuar personin juridik të lëshojë grimcat e dëmshme në sasi më të larta se 50 miligram metër kub. Gjithashtu personat e denoncuar fizik kanë lejuar të kryhet zhvendosja e hirit nga deponia, ku shpesh është krijuar një vorbull nga hiri dhe dheu. Kështu kanë shkaktuar rritjen e treguesve statistikorë të ndotjes së ajrit në qytetin e Manastirit, që paraqet rrezik për shëndetin e njeriut, njoftoi Ministria e Brendshme. Nga ELEM thonë se vihen në dispozicion në të gjitha institucionet e shtetit në interes të zbatimit të procedurave të duhura dhe vërtetimin e gjendjes faktike.
Data 24.04.2024
Aktuale
- Arrestohet 21-vjeçari që bashkëjetoi me një të mitur, ndalohet për 48 orë
- Zgjedhjet presidenciale/ Lagja e trimave, paraqiten parregullsi të para
- MPB: Qytetarët edhe sot mund të marrin letërnjoftimet e gatshme
- U kërcënua se mbështeti Kosovën në KiE, i ofrohet mbrojtje policore deputetit boshnjak
- U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool
- Senati i SHBA miraton ndihmën për Ukrainën, pritet vetëm firma e Biden
- Rriten deri në 20% çmimet e ujit edhe për Fierin, tarifat në fuqi nga 18 maji
- Venecia vendos tarifë për turistët, hyn në fuqi nga nesër