Komisioni për Letra me Vlerë i dha miratim “Kapital bank” SHA
Shkup të lëshojë letra korporuese me vlerë për blerës të njohur.
Bëhet fjalë për emisionin e parë të 1000 letrave me vlerë nominale të posaçme prej 1000 euro dhe me vlerë të përgjithshme prej 1.000.000 euro.
“Letrat me vlerë që lëshohen janë afatgjate me interes kontributi (kupon), në formë jomateriale, jokonvertuese, është me emër dhe transferim të pa afatizuar”, sqaron KLV.
Emisioni për letrat me vlerë e “Kapital bank” bëhet për shkak të rritjes së kapitalit dhe mjeteve personale të shoqatës, përmirësim i përfitimit, zgjerimit të portofolios të shërbimeve të cilat ofrohen, si dhe për investime në TI zgjidhje për ndërtim të platformës digjitale për shërbime online të bankës.
Blerësit e letrave me vlerë nga emisioni i parë janë Alfa bank dhe EAD nga Sofja e cila do të blejë 90 për qind nga letrat e ofruara me vlerë, si dhe fondet investuese KB Publikum-balansiran dhe KB Publikum-letra me vlerë nga Shkupi me pesë për qind.
Data 26.04.2024
Aktuale
- Lloga: Taravari po lëviz me saktësi sipas manualit të VMRO-së
- I riu nga Shkupi gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Gazi Babë
- BFI: Të ketë dalje masive në votime, mos bini pre e thirrjeve për bojkot në afishet pa autorë në Çair
- E keni menduar me të vjetër, ja sa vjet i ka Armonda!
- (VIDEO) VMRO: LSDM po qëndron para derës në Reçicë për të kërkuar vota
- (VIDEO) Komisionit të Sigurimit të Autopërgjegjësisë i korkohet llogari për polisën e sigurimeve
- Kovaçevski: Nuk është e vërtet se me BDI-në po përgatisim bojkot të zgjedhjeve presidenciale
- Bytyqi: E papranueshme rritja e çmimit për sigurimin e makinave, kompanitë të tërheqin menjëherë vendimin