Kasami në Saraj: Do të sjellim zhvillim nëpër komunat shqiptare

Kryesore | Publikuar më 12.10.2017 në ora 10:12

Lëvizja BESA në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 15-të tetorit është ndalur në Saraj të Shkupit.

Kandidati i kësaj partie për kryetar komune, Bashkim Bakiu, u tha të pranishmive se nëse zgjidhet në krye të komunës, do të bëjë reforma thelbësore nëpër shkollat
fillore, zhvillim të bizneseve vendore dhe tërheqje e investimeve të huaja dhe reforma në të gjitha fushat. Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, u premtoi
banorëve të Sarajit se do të punojnë bashkë me Bashkimin në zhvillimin e komunave shqiptare, që kryetarët e komunave të jenë shërbëtorë të qytetarëve e
jo zotërinj si që kanë vepruar kryetarët e BDI-së.

“Do të luftojmë pë një komunë e cila jo vetëm të ndërtojë ujësjellës dhe kanalizim, por e cila do të ndërtojë kulturë, do të ndërtojë mundësi për zhvillimin e sportit, do të ndërtojë një ambient i cili do të jetë më i mirë për të jetuar”, deklaroi më tej Kasami.