Në lidhje me spekulimet për afërsinë me VMRO-DPMNE, Bilall Kasami u përgjigj shkurt duke thënë se me këtë lidership të VMRO-së, një kohë të gjatë nuk do të ketë takime e as bashkëpunim me VMRO-në. Sa i përket pjesëmarrjes së BESËS në Qeverinë e ardhshme ai tha se BESA është e gatshme të kontribuoj por jo me figura të cilat kanë qenë pjesë e qeverisë së kaluar. “Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë për procesin, në momentin që Zaev do të marr mandatin jemi të gatshëm të bashkëpunojmë nëse ai vlerëson se BESA duhet të jepte pjesë e Qeverisë së re reformatore”, tha Kasami. Kasami tha se një Qeveri reformuese dhe reformat në përgjithësi nuk nisin me një ish ministër të Nikolla Gruevksit. “Nëse ata duan të ketë një qeveri reformatore dhe BESA të jepë e pjesë e saj, atëherë duhet të ulemi seriozisht për të formuar një qeveri të tillë”, tha Kasami.
Data 29.03.2024
Aktuale
- LAMM: Nuk ka pritje të gjata në hyrje dhe dalje nga Maqedonia e Veriut
- ESHS: Në gjysmën e dytë të vitit 2023 energjia elektrike u shtrenjtua për 8.2%
- Sara sapo i shpalli “luftë” Kiarës: Ajo ka 13 ex-a…
- Aksident në Lushnjë, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal
- ESHS: Rryma u shtrenjtua për 8.2%
- BP: Maqedonia ka borxh 11.4 miliardë euro!
- Ahmeti: Lufta e 2001 nuk e përmisoji vetëm statusin e shqiptarëve por edhe të komuniteteve tjera
- Trençevska: Do të ndërtohen çerdhe të reja me çka problemi me listat e pritjes do të tejkalohet