Katër shqiptarë mund të ngjiten në skenën e Eurovisionit!

Showbiz | Publikuar më 13.02.2018 në ora 16:21

Eugent Bushpepa, ishte i pari shqiptar që mori dritën jeshile nga Festivali i RTSH për të përfaqësuar Shqipërinë në garën më të madhe të muzikës në Europë.

Pak javë më vonë, Qipro vendosi një shqiptare si reprezantuesen e tyre.

Fjala është për Eleni Foureira e cila do të këndoj “Fuego”.

Teksa, pak ditë më parë Itali përzgjodhi këngëtarin Ermal Meta për të kënduar në skenën e “Eurovision”.

Mirëpo, tani është zbuluar se një tjetër këngëtar po synon të këndoj në EuroSong. Fjala është për Shpat Kasapin i cili i ka dërguar këngën e tij seleksionuesëve të Maqedonisë për këtë garë muzikore.

Mbetet të shihet nëse edhe Maqedonia, do të zgjedh një këngëtar shqiptar për ti përfaqësuar, kurse viti 2018 duket se do jetë vit i shqiptarëve në Eurovision. /Prive/

The post Katër shqiptarë mund të ngjiten në skenën e Eurovisionit! appeared first on Telegrafi.