Ekipi i Prokurorisë Speciale Publike në Këshillin e Prokurorëve është duke arsyetuar se përse ata kanë hequr dorë nga lënda “Puçi”, në të cilën i akuzuar ka qenë lideri i opozitës, Zoran Zaev.
Katica Janeva, javën e kaluar kishte takim me kryetarin e Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski, i cili pas takimit tha se PSP në mënyrë shtesë do të shpjegoj se përse kanë hequr dorë nga lënda “Puçi” dhe se do të kërkojnë të hetojnë tërë dokumentacionin.
Nga PSP kanë thënë se kanë hequr dorë nga lënda sepse është në kundërshtim me argumentet e lëndëve “Target” dhe “Fortesa”. /SHENJA/
Powered by WPeMatico