Komisarja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini dhe eurokomisari për zgjerim, Johanes Han sot do ta prezantojnë Strategjinë e Komisionit evropian për Ballkanin Perëndimor. Mogerini dhe Han do ta kumtojnë Strategjinë për perspektivën kredibile për zgjerim drejt Ballkanit Perëndimor, në të cilën paralajmërohet për dy çështje të rëndësishme, të cilat kanë të bëjnë me tërë rajonin, ndërkaq të cilat duhet të zgjidhen para inkuadrimit të cilit do vend në BE: dialogu mes Serbisë dhe Kosovës dhe kontestet bilaterale. Në versionin më të ri të Strategjisë për Ballkanin Perëndimor, ceket se vendet nga rajoni do të bëhen anëtare të BE-së, “por jo në gjendjen në të cilën ndodhen sot”. Mali i Zi dhe Serbia edhe më tej identifikohen si lidere në rajon, kështu që pranimi i tyre në BE parashihet deri në fund të vitit 2025, me atë që negociatat inkuadruese do të përfundonin në vitin 2023. Vitin e njejtë, kur liderët në rajon do t’i përfundojnë negociatat, parashihet fillimi i procesit me Bosnjë e Hercegovinën. Maqedonia dhe Shqipëria pritet t’i fillojnë negociatat në vitin 2019.
Data 26.04.2024
Aktuale
- Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
- Taravari i përgjigjet Mickoskit: Fokusi ynë është 8 maji dhe rritja e numrit të deputetëve
- Taravari: 8 maji është afër, së shpejti dikush mund të ketë vërtetë nevojë për tableta
- Nuk mund ta besoni se me çfarë lehtësie vallëzon Sabri Fejzullahu
- Dy grante prej rreth një milion euro për arsim profesional në mjekësi, IT, profesionin makinerik dhe elektrik
- Taravari: Unë jam mjek, di dhe kam të drejtë të jap ilaçe
- Mbi 24 mijë fletëvotime të pavlefshme në zgjedhjet e djeshme presidenciale
- Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin