Stacioni policor i Kërçovës, lëshoi dy padi penale kundër A.A (45) dhe E.A (47), që të dy nga fshati Arangjell, Kërçovë për arsye se ekzistonte dyshimi për kryerjen e veprës penale “ prodhim, dhe shitje të paligjshme të substancave dhe lëndëve narkotike”.
MPB informon se me datë 12 dhjetor në fshatin e dy të dyshuarve është kryer kontroll në shtëpitë e të dyshuarve dhe në disa lokacioneve tjera, të cilët kanë qenë të lajmëruara dhe në ç ‘rast janë zbuluar dhe sekuestruar 27 kilogram, dhe 684,6 gram marihuanë.
Në seancën e mbajtur, gjykatësi vendosi që të pandehurit të marrin dënim me paraburgim prej 30 ditësh.
Almakos.com
(Foto ilustrim)