20 March
Në qendër të Kërçovës dhe në pjesët periferike të saj ka qindra qenë endacak. Qytetarët thonë se situata është alarmante sidomos në orët e mbrëmjes dhe mëngjesit kur qentë mblidhen në grupe dhe lëvizja e qytetarëve bëhet shumë e rrezikshme pasi ata shpesh edhe sulmojnë. Shumica e qenve nuk janë të vaksinuar. Për këtë flet edhe raporti i policisë sipas të cilit nga fillimi i vitit deri më sot janë denoncuar 11 raste të sulmeve nga qentë endacakë në Kërçovë. Në vitin 2016 ky numër ka qenë 54 prej të cilëve 32 në qytet dhe 15 në rrethinat e Kërçovës.
Në mëngjes kur shkojmë në punë është shumë problem me qentë endacak. Duhet të bëhet diçka me ta – ankohet një qytetar.
Një ditë më parë një fëmijë katërvjeçar nga fshati Baçishtë ndërroi jetë në Spitalin e Shkupit pas lëndimeve të shumta që kishte marr nga kafshimi i qenve. Të njëjtën ditë në Kërçovë ishte sulmuar edhe një tjetër fëmijë 5 vjeçar.
Autoritetet lokale pranojnë se bëhet fjalë për një problem të madh. Në bashkëpunim me OJQ-të në të kaluarën kanë bërë sterilizimin e qenve endacakë, por këto masa janë të pamjaftueshme – shprehet kirurg Aqif Ismaili, në spitalin e Kërçovës.
Nga komuna thonë se kanë përgatitur program me të cilin parashihen kompensime prej 500 euro për qytetarët që janë kafshuar nga qentë. Ata presin që të realizohet projekti për ndërtimin e një qendre për strehimin e këtyre qenve.
Miki Trajankovski