Bashkimi Demokratik për Integrim ka bërë të ditur emrat e ministrave të rinj të cilët do të jenë pjesë e Qeverisë së re.
Emra të rinj të cilët do të jenë pjesë e kabinetit të kryeministrit të ardhshëm Zoran Zaev janë:
Kreshnik Bekteshi i cili do të jetë ministër i Ekonomisë, Bylen Salihu do të jetë ministër i drejtësisë.
Ndërkaq ashtu edhe siç flitej gjatë ditës postimin e ministrit të Ekologjisë do ta zë Sadulla Duraku.
Në postin e zv/kryeministrit për integrime evropiane do të ulet Bujar Osmani, ndërsa Hazbi Lika do të jetë zv/kryeministër për Marrëveshjen e Ohrit.