Një çiklist është lënduar rëndë, ndërsa 26 persona kanë marrë lëndime të lehta në 32 aksidente të regjistruara komunikacioni në tre ditët e fundit në rajonin e SPB Shkup.
Nga 10-të aksidentet e evidentuara të premten, në katër më lehtë janë lënduar shtatë persona, ndërsa gjashtë aksidente janë me pasojë dëme materiale.
Të shtunën, megjithatë, kanë ndodhur edhe 11 aksidente rrugore, me ç’rast në tetë aksidente më lehtë janë lënduar 10 persona. Tre aksidente janë me pasojë dëme materiale.
Siç informon SPB Shkup, dje në Shkup janë regjistruar 11 aksidente, tre me dëme materiale, ndërsa shtatë me pasojë lëndime trupore, me ç’rast më lehtë janë lënduar nëntë persona.
Policia e trafikut ka sanksionuar 212 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë, 12 janë përjashtuar nga komunikacioni për vozitje nën ndikimin e alkoolit, pesë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, 88 kanë vozitur me patentshofer të skaduar ose pa patentshoferi, ndërsa 99 janë parkuar në mënyrë të padrejtë.
Janë sanksionuar edhe 24 këmbësorë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe në semaforin për këmbësorë.
Me ndihmën e automjeti special “kaçubet” janë larguar 93 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.