Gjatë seancës së sotme për rastin e Kumanovës, Andi Krasniqi i njohur si komandant Malisheva, tha se ky rast është ë një rast i montuar politik, dhe se, akuzat për terrorizëm, duhet t’i drejtohen Qeverisë, në të cilën bën pjesë edhe Ali Ahmeti, raporton SHENJA.
Ai disa herë ka shpjeguar se krerët e grupit, Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj, kanë pasur kontakt me Ali Ahmetin, Sadulla Durkaun dhe Ejup Alimin, por nuk është i sigurt për përmbajtjen e bisedave, vetëm në ditën e ngjarjeve të 9-majit, e ka dëgjuar Mirsad Ndrecajn, teksa ka biseduar me Ali Ahmetin, dhe i ka kërkuar që të ndikoj për të ndalur sulmi i policisë. Por, siç tha komandant Malisheva, Ali Ahmeti kishte thënë se do të bëj gjithçka që mundet, dhe kështu ai e vlerësoi këtë deklaratë të Ahmetit, si dobësi, ose, fakt që Ali Ahmetit nuk i dëgjohet fjala në Qeveri.
Mes tjerash Malisheva, tha se ata para se të vijnë në Maqedoni, zyrtarë, deputetë, policë, e gjykatës, prokurorë- shqiptarë nga Maqedonia, vazhdimisht janë ankuar në Kosovë, për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni po shkelen dhe shqiptarët po keqtrajtohen.
“Kjo ishte shkaku që ne u përgjigjëm thirrjeve të vëllezërve tanë”, ka thënë Malisheva.
Deri tani gjatë seancës ka folur vetëm komandant Malishva, ndërsa seanca po vazhdon ende. /SHENJA/
Powered by WPeMatico