Pas mbarimit të procedurave dhe përzgjedhjes së kompanisë e cila do të kryejë punët rreth pastrimit të deponisë në Tetovë, ashtu si edhe u paralajmërua nesër fillon pastrimi i deponisë në hyrje të qytet. Sipas informatave jozyrtare bëhet fjalë për 30.000 deri 40.000 m3 mbeturina komunale dhe inerte të cilat do të transportohen në deponitë rajonale. Vetë procesi i pastrimit pritet të zgjasë 2 deri 3 javë, ku më pas do të bëhet edhe shtrimi i truallit të mirë dhe gjelbërimi i kësaj sipërfaqeje e cila për më shumë se 15 vite luan rolin e një pike të pastandardizuar për ngarkim-shkarkimin e mbetjeve komunale në komunën e Tetovës. Vlen të theksohet se ky pastrim përfundimtar i kësaj pike, ndodh pasi Qeveria e RM-së, me kërkesë të Komunës së Tetovës ndau 12.000.000 denarë mjete buxhetore, për dislokomin e kësaj deponie e cila tash 15 vite po ngulfat tetovarët shkruan në kumtesën e dërguar nga Komuna e Tetovës.
Data 01.05.2024
Aktuale
- Prof. Dr. Sylejman Baki dje qëndroi në Buzallakovë të Velesit
- Të emocionuar si kurrë më parë, Luizi dhe Kiara flasin për ndjenjën e prindërimit
- Lloga: Së pari ndryshimet kushtetuese, më pas Qeveria
- Disa pyejte për VLEN-in që lëvdërohen me “vota të pastra shqiptare”?
- Aziri: Ndërtimi i korridorit 8 është projekti më i madh që ju ka ndodhur shqiptarëve
- Elmi Aziri: Retorika e VMRO-DPMNE-së është primitive!
- Elmi Aziri: Fokusi jonë si Front Evropian janë edhe çështjet ekonomike
- Grubi kërkon fitore 30:0 për Frontin Evropian