Me rastin e Ditës ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, sot në
Shkup do të mbahet konferencë “Shteti i robëruar – interesa politike, sociale dhe ekonomike”, në organizim të platformës së organizatave qytetare (OQ) për luftë kundër korrupsionit.
Në konferencë, siç u paralajmërua, fjalime do të mbajnë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe drejtori i zyres për zhvillim të USAID-it, Eduard Gonzalez.
Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit përfshin 15 organizata qytetare, të cilat në këtë moment e zbatojnë projektin e quajtur “Përforcimi i Platformës së OQ për luftë kundër korrupsionit”, i financuar nga ana e Projektit të USAID-it për pjesëmarrje qytetare. Projekti ka për
qëllim që të rritet ndikimi i organizatave qytetare të lidhura me luftën kundër korrupsionit në Maqedoni.
Data 28.03.2024
Aktuale
- Drejtori i Policisë së Kosovës: Grupe kriminale serbe po përgatiten për tjetër sulm në veri
- Kuleba: Maqedonia e Veriut është mik i mirë i Ukrainës, na ka ndihmuar shumë
- Je Papote: Shqipëria magjeps me bregdetin dhe kulturën e pasur mesdhetare
- Arsenali në garë me “Djajtë e Kuq” për sulmuesin 19 vjeçar te Brajtoni
- Rritja e aktivitetit të ri të naftës dhe gazit kërcënon të shkatërrojë qëllimet klimatike të Parisit
- Kina kërkon hetim urgjent pas vdekjes së pesë shtetasve të saj në Pakistan
- Ukraina thotë se Rusia mund të ketë përdorur një lloj të ri bombash në sulmet ndaj Harkivit
- E rëndë në SHBA/ 22 vjeçari sulmon me thikë kalimtarët në Illinois, 4 të vdekur dhe 7 të plagosur