Me rastin e Ditës ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, sot në
Shkup do të mbahet konferencë “Shteti i robëruar – interesa politike, sociale dhe ekonomike”, në organizim të platformës së organizatave qytetare (OQ) për luftë kundër korrupsionit.
Në konferencë, siç u paralajmërua, fjalime do të mbajnë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe drejtori i zyres për zhvillim të USAID-it, Eduard Gonzalez.
Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit përfshin 15 organizata qytetare, të cilat në këtë moment e zbatojnë projektin e quajtur “Përforcimi i Platformës së OQ për luftë kundër korrupsionit”, i financuar nga ana e Projektit të USAID-it për pjesëmarrje qytetare. Projekti ka për
qëllim që të rritet ndikimi i organizatave qytetare të lidhura me luftën kundër korrupsionit në Maqedoni.
Data 17.04.2024
Aktuale
- Sara po ‘çmendet’ pas Bardhit, ja si e përshkruan në imazhin e fundit
- Netanyahu: Izraeli do të vendosë vetë se si t’i përgjigjet sulmit të Iranit
- Cameron i kërkon G7-ës që të koordinojë sanksionet kundër Iranit
- Araujo: Futbolli që më dha kaq shumë gëzim më ka goditur fort
- Panel i Universiteti Ballkanik: “Ndikimet globale të konflikteve në Ukrainë dhe Gaza”
- Osmani për kritikat për Rezolutën e OKB-së për Srebrenicën: S’ka të bëjë me prishjen e relacioneve me Serbinë, por është obligim njerëzor
- Shaqiri: Komandat i përgjithshëm i UÇK-së për Maqedoni ka qenë Emrush Xhemajli, jo Ali Ahmeti
- Glauk Konjufca në kafe bashkë me krerët e koalicionit VLEN