Me rastin e Ditës ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, sot në
Shkup do të mbahet konferencë “Shteti i robëruar – interesa politike, sociale dhe ekonomike”, në organizim të platformës së organizatave qytetare (OQ) për luftë kundër korrupsionit.
Në konferencë, siç u paralajmërua, fjalime do të mbajnë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe drejtori i zyres për zhvillim të USAID-it, Eduard Gonzalez.
Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit përfshin 15 organizata qytetare, të cilat në këtë moment e zbatojnë projektin e quajtur “Përforcimi i Platformës së OQ për luftë kundër korrupsionit”, i financuar nga ana e Projektit të USAID-it për pjesëmarrje qytetare. Projekti ka për
qëllim që të rritet ndikimi i organizatave qytetare të lidhura me luftën kundër korrupsionit në Maqedoni.
Data 29.03.2024
Aktuale
- Festa Qoqaj po bën jetë super të shtrenjtë, sapo na prezantoi me veturën e saj luksoze
- Vrasja e mjekut në Shkup, caktohet masa e arrestit shtëpiak për dy persona
- Trixën e dinim për të bukur e seksi, por me këtë pamje nga shtëpia na e ndërroi mendimin
- VMRO-DPMNE i zyrtarizoi emrat e bartësve të listave për zgjedhjet parlamentare
- Loredana tregon anën e saj që e prek më së shumti, i përloti të gjithë me fjalët e fundit
- VLEN hap shtabet në Saraj dhe Zhelinë
- Nikollovski: VMRO-DPMNE do të fitojë bindshëm, me rezultat më të lartë se çdo opozitë më parë
- Taravari: Është koha që BDI të shkojë në opozitë, është mirë për shqiptarët