Ekspertë, analistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile i prezantuan rezultatet dhe rekomandimet e veta për procesin e zgjedhjeve, posaçërisht në periudhën trejavëshe të fushatës zyrtare parazgjedhore të Zgjedhjeve lokale 2017, në konferencën me titull “Zgjedhje të lira për shoqëri të lirë” që u mbajt sot në Shkup në organizim të Qendrës për liri (CIVIL).
Sipas Xhabir Derrallës, janë mbajtur trajnime nga trupa kompetentë me qëllim që të përmirësohen gabimet nga ciklet e kaluara zgjedhore, por konsideron se ka shumë pak kohë për t’u siguruar punë cilësore e trupave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Tregoi se është e pranishme gjuha e urrejtjes në mediat sociale, ndërkaq mund të evidentohet edhe në fjalim të politikanëve të caktuar. I veçoi referendumet kundër refugjatëve, për të cilat konsideron se janë shfrytëzuar si vegël e ndyrë, për të cilën, institucionet deri vonë kanë heshtur dhe ende shkakton brengosje tek përfaqësuesit e sektorit civil. Megjithatë, e përshëndeti vendimin e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale për t’i ndaluar këto aktivitete, edhe pse, thotë, dëmi tashmë është bërë.
“Ne presim financim transparent të fushatës dhe atë do ta ndjekim me shumë kujdes dhe çdoherë në kohë do të alarmojmë për gjendjet në këtë fushë. Deri më tani patëm vërejtje mjaft serioze në atë fushë. Presim sa më shpejt aktivitete plotësuese për departizimin e gjyqësisë, posaçërisht në pjesën që do të jetë kompetente për ankesa dhe vërejtje në ditën e votimit. KSHZ presim t’i përdorë të gjitha mjetet dhe t’i shfrytëzojë të gjitha ingerencat që i ka sipas ligjit të mos presë vetëm ankesa nga partitë politike”, tha mes të tjerash Derralla.
Kris Hensho nga Instituti Nacional Demokratik theksoi se zgjedhjet janë bazë e demokracisë dhe për zgjedhje të suksesshme nevojitet që ato të jenë mirë të organizuara, autoritetet zgjedhore ta kryejnë mirë punën e vet, partitë ta zbatojnë fushatën parazgjedhore në pajtim me ligjin, votuesve t’u lejohet të votojnë pa iu ushtruar presione, si dhe të mos ketë keqpërdorim të resurseve shtetërore. Zoran Trajçevski nga Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuale mediale theksoi se për dallim nga proceset e kaluara zgjedhore, ku u vërejtën shembuj të raportimit jo të balancuar nga ana e disa televizioneve, këtë vit me shpalljen e zgjedhjeve lokale, gjendja është përmirësuar në mënyrë drastike dhe pret ashtu edhe të mbetet në periudhën e fushatës. “Në Agjenci deri më sot kanë dalë rreth 10 raporte ditore dhe shihet se pjesa më e madhe, përkatësisht pothuajse të gjitha mediat i respektojnë standardet profesionale gazetareske, raportojnë për aktivitetet e të gjitha partive. I transmetojnë opinionit qëndrime të grupeve të ndryshme të shoqërisë, ndërkaq vërehet vetëm tek dy mediume – TV Alfa dhe TV Nova se e kanë shkelur parimin e shfaqjes objektive dhe të paanshme të ngjarjeve… Edhe Radio Maqedonia e Lirë, e cila edhe pse gjatë periudhës së kaluar nuk ka më shumë se dy orë program informativ, është e dukshme se në ato dy orë kjo radio raporton vetëm për një parti politike. Dallimi mes zgjedhjeve vitin e kaluar dhe tani kur ta krahasojmë pjesëmarrjen e shikueshmërisë, përkatësisht dëgjueshmërisë së këtyre tre mediave është minoren, i parëndësishëm, ndërkaq për RML e cila ka dëgjueshmëri më pak se një për qind bëhet fjalë për medium i cili nuk është jorelevant”, thotë Trajkovski.
Ai veçoi edhe ngjarje të “ofrimit të mediave pushtetit” dhe theksoi se nuk duhet të lejohet vendosje e përpjekjeve për përhapje të propagandës, por mediat të jenë të orientuara në mënyrë kritike, ndërkaq të lihen partitë vetë mes vete ta zhvillojnë betejën. Sipas Mirjana Najçevskës nga Instituti për të drejta të njeriut, shkelje të procesit zgjedhor do të ketë edhe më tej, për ç’arsye zbatohet edhe monitorimi, por për të kyç është përballja me frikën tek votuesit dhe mosinformimin e tyre për çka edhe kur votojnë në çka e sheh edhe manipulimin më të madh nga ana e partive. “Paqartësinë e vetëdijshme të cilën e krijojnë partitë gjatë secilit cikël zgjedhor shohim edhe për momentin po krijohet.
Disa nga partitë politike flasin për ndryshim të erës, të tërë sistemit. Tërë kohën flitet për ndonjë kthesë dhe për të gjitha zgjedhjet prej vitit 1994 e këtej flitet se këto janë zgjedhjet më të rëndësishme deri më tani, të cilat pasi të përfundojnë do të ndryshojë gjithçka prej në rrënjë. Njerëzit nuk e kanë idenë se në këto zgjedhje votojnë për nikoqirë, të cilët në mënyrë nikoqire do të duhet t’i shpenzojnë paratë, e jo për ndryshim të emrit, për politikat e larta për marrëdhënie me fqinjët, për raportin ndaj emigrimeve dhe emigrantëve. Ata votojnë për zgjidhje të problemit me kanalizimin, për ujësjellës, për plane urbanistike”, thotë Najçevska. Analisti Sasho Ordanovski, ndërkaq nuk dakordohet me këtë vlerësim dhe konsideron se pikërisht këto zgjedhje do ta caktojnë perspektivën e Maqedonisë në vitin e ardhshëm, si dhe ndryshimet në partitë. “Këto zgjedhje e kanë atë qëllim më të lartë politik dhe do të përcaktojnë në cilën distancë kohore do të kemi zgjedhje të ardhshme parlamentare. Mund të ndodhë që epilogu i zgjedhjeve të jetë i tillë që praktikisht LSDM do ta kontrollojë datën e zgjedhjeve të ardhshme, sepse mundet që rezultatet të merren në atë mënyrë që të gjitha partitë e tjera politike do të varen nga ai vendim i LSDM-së nëse dhe kur do të caktonin zgjedhje të parakohshme”, tha Ordanovski.
Konferenca është pjesë e projektit Mediume të lira për shoqëri të lirë, mbështetur nga Ministria federale e Punëve të Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë.