Konfirmohet identiteti edhe i tre prsonave tjerë që ishin të involvuar në rrahjen e liderit të ASH-së, Ziadin Sela, natën e 27 prillit në Kuvend.
“Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë shpreh falënderim deri te të gjithë qytetarët e ndërgjegjshëm me ndihmën e të cilëve është konfirmuar identiteti i personave fotografitë e të cilëve u publikuan. Me urdhër të Prokurorisë Publike, tre personat janë privuar nga liria”, informoi sonte Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë.
Fotografitë dhe thirrja deri te qytetarët për njohjen e tyre u publikuan në pajtueshmëri të nenit 277 nga Ligji për procedurë penale, pas aprovimit të dhënë paraprakisht nga Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.