Konfiskohen më shumë se një ton drogë

Ballkan | Publikuar më 20.03.2017 në ora 18:37

Policia serbe mbrëmë ka konfiskuar më shumë se një ton drogë skunk, që është një rekord i konfiskimit të narkotikëve në një aksion, jo vetëm në Serbi, por edhe në rajon, deklaroi sot zëvendëskryeministri i Qeverisë serbe dhe ministër i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, raporton AA.

“Drejtoria e policisë kriminalistike, konfiskoi lëndën narkotike në rajonin mes Novi Sadit dhe Baçke Palanke, ku edhe janë arrestuar pjesëtarët e grupit kriminal që transportonte drogën”, tha Stefanoviç.

Ai saktësoi se më shumë se 1.000 kilogramë drogë është gjetur në vrima të fshehta të automjeteve.

Siç thuhet vlera e drogës kap shifrat prej rreth katër milionë euro, ndërsa janë arrestuar gjashtë persona për shkak të dyshimit se kanë bërë vepër penale prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave.