Qyteti i Shkupit i rikujton qytetarët se është në rrjedhë Thirrja publike për financimin e projekteve dhe aktiviteteve në fushën e kulturës me interes për Qytetin për vitin 2018, i cili do të zgjasë deri më 18 dhjetor 2017, është në zhvillim e sipër. Në këtët thirrje publike mund të dorëzohen propozim-projekte për fushat e mëposhtme:
- Përkrahja e projekteve, manifestimeve dhe aktiviteteve nga fusha e veprimit profesional, amator dhe rinor, në fushat vijuese:
1.1. Arte teatrale
1.2. Arte muzikore
1.3. Arte vizuale dhe arte të mediumeve të reja
1.4. Veprimtari botuese dhe bibliotekare
1.5. Veprimtari muzeore dhe promovimi i trashëgimisë kulturore
- Bashkëpunim ndërkombëtar.
- Profesionale, amatore dhe rinore si nënkategori për çdo fushë.
Në Thirrjen publike mund të marrin pjesë artistë, artistë të pavarur, institucione lokale, institucione nga fusha e kulturës, shoqata civile, fondacione dhe persona të tjerë juridikë dhe fizikë që kryejnë veprimtari nga fusha e kulturës në përputhje me Ligjin për kulturë dhe dispozitat e tjera ligjore në Republikën e Maqedonisë.
Rezultatet e konkursit do të publikohen në Gazetën Zyrtare të Qytetit të Shkupit dhe veb portalin zyrtar të Qytetit të Shkupit www.skopje.gov.mk me publikimin e Programit për financimin e programeve dhe projekteve në fushën e kulturës me interes për Qytetin e Shkupit për vitin 2018 vit.
Edhe këtë vit, për të fituar programe më cilësore nga institucionet publike në fushën e kulturës së Qytetit të Shkupit, në ueb-faqen zyrtare e Qytetit të Shkupit ëëë.skopje.gov.mk gjithashtu është publikuar edhe Thirrjen publike për ndarjen e mjeteve për financimin dhe mbështetjen e programeve të Qytetit të Shkupit, institucionet publike në fushën e kulturës të themeluara nga Qyteti i Shkupit, ku 8 institucione kulturore do të mund të paraqesin aplikacionet për propozim projekte, Thirrja do të zgjasë deri më 18 dhjetor 2017.
Thirrja publike për financimin e institucioneve publike nga fusha e kulturës së bashku me fletëparaqitjet (aplikacionet) mund të merren në këtë link
https://www.skopje.gov.mk/Uploads/JAVEN%20Povik.pdf
Informacione plotësuese mund të merren në telefonin 02/ 3297-323, 02/ 3297 – 324, 02/ 3297 – 289 dhe në e-mail adresën [email protected]