Bashkimi Demokratik për Integrim nesër (e diel), me fillim në ora 16, në hotel “Aleksandar Palace” në Shkup, do të organizoj Konventën promovuese për zgjedhjet lokale 2017.
Me këtë rast, kryetari Ali Ahmeti do të promovojë ekipin fitues për zgjedhjet lokale, ndërsa para Jush do të paraqiten kandidatët për kryetarë të komunave dhe këshilltarë komunal. Kandidatë me kredibilitet personal e familjar, të përgjegjshëm dhe me vizione të qarta për të mirën e komunave shqiptare. Kandidatë të dëshmuar me punën e tyre, të afërt me qytetarët dhe njohës të mirë të sfidave me të cilat ballafaqohen qytetarët.
BDI në zgjedhjet lokale 2017 do të garon me vlera, vlera këto të arritura ndër vite dhe njëkohësisht është i angazhuar maksimalisht për respektimin e standardeve ndërkombëtare, duke kontribuar për një proces demokratik, të lirë dhe të ndershëm./Almakos