Qeveria në Shkup ka shpjeguar qëndrimin rreth pozicionimin rreth anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Theksohet se Republika e Maqedonisë zhvillon raporte miqësore me të gjitha vendet fqinje.
“Kur ka çështje të hapura të ndjeshme mes dy fqinjëve tanë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë çdo herë ndjekë interesat e shtetit të bazuara në parimet e fqinjësisë së mirë dhe avancim të bashkëpunimit rajonal, neutralitetit dhe mospërzierje në kontestet mes shteteve. Në raport me votimin për anëtarësim të Kosovës në UNESCO, Qeveria do të ketë parasysh pozitat e shumicës së vendeve anëtare të Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.