Përderisa Qeveria e Maqedonisë shpërndan optimizën të madh për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, ministri i jashtëm grek Nikos Koxias nga Nju Jorku hap edhe elemente të reja të cilat i shpalosë si pjesë të negociatave. Emri, përdorimi i gjuhës, shtetësisë dhe simbolet janë katër elementet të cilat mediat greke po i theksojnë pas takimit të diplomatit grek Koxias dhe ndërmjetësuesit Metju Nimic.
I pyetur për vijën e kuqe të të dyja shteteve, Koxias sqaroi se çështja e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë përmban 4 elemente. E para ka të bëjë me përdorimin e emrit, obligim ky i Nimic që duhet të zgjidhet me bisedime. E tre çështjet e tjera të problemit me emrin ndërlidhen me fjalët, gjuhën dhe shtetësinë të cila duhet të zgjidhet nga profesorët të cilët duhet të përgatisin regjistrim të tyre e në fund edhe simbolet. Koxias ka vlerësuar se mënyra e vetme e gjetjes së zgjidhjes është biseda në paket, duke thënë se nga Shkupi ka vërejtur disponim duke u larguar nga simbolet irredentiste.
Për çështjen e emrit me Maqedoninë, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Koxias foli edhe në foltoren e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së duke thënë se raportet e Greqisë dhe Maqedonisë lehtësojnë procesin e gjetjes së një zgjidhjeje për problemin me emrin.
NIKOS KOXIAS, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME I GREQISË
“Greqia ka një raport miqësor me ish shtetin e Federatës Jugosllave. Iniciativa e Greqisë për planifikim dhe realizim të masave për ndërtim të mirëbesimit, forcon raportet tona dhe lehtëson vështirësitë që duhet të bëjmë në realizimin e problemit të pazgjidhur të emrit”.
Për këtë, Zaev në mbledhjen e OKB-së shtoi se edhe një çerek shekulli pas pranimit në Kombet e Bashkuara, Maqedonia akoma ka çështje të hapur për emrin me Greqinë, duke theksuar se të dyja vendet tashmë implementojnë masa për ndërtimin e besimit. Mefail Ismaili