Rajon stabil, të sigurt dhe prosperues i mundur është vetëm nëse vendet- aspirantë për anëtarësim në NATO janë të integruar në Aleancë.
Maqedonia në fjalë dhe vepër dëshmon se anëtarësimi në NATO është prioritet i saj i lartë dhe kemi mbështetje të pa rezervë nga Kroacia, u tha në takimin e sotëm në Zagreb mes ministres Radmilla Shekerinska dhe atij kroat Damir Kërstiçeviq.
“Përvojat e Kroacisë janë të vlefshme për Maqedoninë në rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik. Sot e dakorduam edhe bashkëpunimin mes dy shteteve lidhur me dokumentet strategjike përvojë e cila nga ana e Kroacisë është me rëndësi të madhe”, ka thënë Shekerinska, njofton Medial.mk.