Në takimin e përbashkët midis qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë që do të mbahet në Pogradec pala shqiptare do të kërkojë nga pala maqedonase që ta vazhdojë rrugën “Arbëri” edhe në territorin e saj, paralajmëroi kryeministri shqiptare Edi Rama gjatë vizitës së tij të sotme në Peshkopi.
Ndërtimi i Rrugës së Arbrit në gjatësi prej 75 kilometra, zyrtarisht do të fillojë vitin e ardhshëm. Rruga do të kushtojë 33,6 miliardë lekë dhe për 100 kilometra do ta shkurtojë largësinë nga Tirana deri në Dibër.
“Në takimin me kryeministrin e Maqedonisë në tetor, u dakordësuam për të realizuar në Pogradec një mbledhje qeverie, ku do vendosim domosdoshmërinë që edhe pala maqedonase ta kompletojë rrugën në krahun tjetër që përmes Dibrës, porti Durrësit dhe zona të tjera, të mund të aksesohen më shpejt. Do afrojë Dibrën me Tiranën. Është një rrugë shumë më e shkurtër dhe që do zgjidhë një problem kaq të madh”, tha kryeministri shqiptar.
Rruga e Arbrit, potencoi, nuk lidh vetëm një rajon me tjetrin, por është strategjike për zhvillim të ekonomisë, punësimit dhe turizmit.
“Rruga e Arbrit ka për qëllim të krijimit të korridorit ekonomike me Maqedoninë, përmes Dibrës dhe ta bëjë portin në Durrës më qasës”, potencoi Rama.
Punimet për ndërtimin e rrugës së Arbrit pritet të zgjasin 44 muaj.
Data 26.04.2024
Aktuale
- Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
- Taravari i përgjigjet Mickoskit: Fokusi ynë është 8 maji dhe rritja e numrit të deputetëve
- Taravari: 8 maji është afër, së shpejti dikush mund të ketë vërtetë nevojë për tableta
- Nuk mund ta besoni se me çfarë lehtësie vallëzon Sabri Fejzullahu
- Dy grante prej rreth një milion euro për arsim profesional në mjekësi, IT, profesionin makinerik dhe elektrik
- Taravari: Unë jam mjek, di dhe kam të drejtë të jap ilaçe
- Mbi 24 mijë fletëvotime të pavlefshme në zgjedhjet e djeshme presidenciale
- Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin