Kryetari i Vushtrrisë kanoset nga një person i armatosur

Kosovë | Publikuar më 20.03.2017 në ora 14:02

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, është kanosur mëngjesin e sotëm me armë zjarri nga një banor i Vushtrrisë.

Kështu bën të ditur në një prononcim për Telegrafin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:00 të mëngjesit, ndërkaq personi i dyshuar është arrestuar nga policia duke e konfiskuar dhe një armë pa leje.