Kukan shpreson për kthesë të rëndësishme të krizës së Maqedonisë dhe Ballkanit

Kryesore | Publikuar më 21.04.2017 në ora 11:35

Eurodeputeti dhe raportuesi i Maqedonisë në Kuvendin Evropian, Eduard Kukan në intervistë për “Europian Western Ballkans”, tha se në muajt në vazhdim pret ndryshim të kursit të politikës në Maqedoni dhe të vendeve tjera ballkanike të prekura nga “trendi” i bllokadave dhe nga bojkoti i institucioneve kyçe.

”Në Maqedoni dhe Shqipëri ka krizë serioze politike. Në Mal të Zi dhe Kosovë, për shembull, lufta bëhet me bojkotim të punës së Kuvendit. Ky është trend rajonal si duket ju pëlqen vendeve që kanë pengesa në zhvillimin e demokracisë dhe është joproduktiv. Pres që në Maqedoni mbi të gjitha të ketë ndryshim të kursit të veprimit. Mbi të gjitha, ky është kusht i kriterit të Kopenhagës.” ka deklaruar Eduard Kukan.