25 April
Procesi gjyqësor për rastin e Kumanovës ka vazhduar me dëshmitë e të akuzuarve Fazli Osmani dhe Ragmi Latifi, ndërsa i akuzuari tjetër Musadik Pajziti nuk mundi të dëshmojë për shkak të sëmundjes së diabetit. Prokurorët e lëndës Villma Rustovska dhe Naum Panovski të akuzuarin për terrorizëm Fazli Osmani gjithë kohës e kanë pyetur për mbjelljen dhe kultivimin e pateve pasi i akuzuari në dëshminë e tij tha se merret me kultivimin patateve dhe me blegtori. Ndërkohë, bisedat telefonike mes Musadik Pajazitit dhe Ragmi Latifit janë dëshmitë e prokurorisë kundër këtyre të akuzuarve. Ragmi Latfi në dëshminë e tij tha se gjysmën e jetës e ka kaluar në kamion duke udhëtuar në botë dhe se akuzat ndaj tij janë hakmarrje pasi ka qenë pjesëtarë i UÇK-së në vitin 2001.
Ne, grupi i dytë akuzohemi për luftën e 2001-shit, këtë e dinë edhe fëmijët tani. Ne jemi arrestuar 5 muaj pas luftës në Lagjen e Trimave. Gjithçka është bërë me qëllim që rasti të bëhet më interesant. Unë nuk di se çka do të thotë terrorizëm. Në Maqedoni nuk ka terrorizëm, shteti e ka planifikuar këtë për të na akuzuar – tha Ragmi Latifi, i akuzuar për terrorizëm.
Avokatja e Latifit, Artene Ademi tha se dëshmia ndaj klientit të tij ka vetëm biseda telefonike të cilët janë familjare dhe janë nxjerr nga konteksti .
Ragmi Latfi dha një mbrojtje shumë të besueshme dhe sqaroi se bisedat telefonike janë shumë miqësore , familjare dhe të nxjerra nga konotacioni me qëllim për të pas elemente të veprës penale për ti ngarkuar si logjistike grupit të Kumanovës – deklaroi Artene Ademi- avokate.
Seanca për rastin e Kumanovës do të vazhdoj me 27 prill me dëshmitë e pesë të akuzuarve të fundit të grupit të Kumanovës.
Senat Zylbehari