24 March
Sot ka vazhduar procesi gjyqësor kundër Sulejman Osmanit gjithashtu i akuzuar për terrorizëm për ngjarjet në lagjen e trimave në Kumanvoë. Prokurori i lëndës Naum Panovski ka prezantuar provat materiale si video incizime në momentin kur i akuzuari Sulejman Osmani ka treguar armët e marra nga stacioni policor në Gushincë, foto nga autopsia e disa policëve të vrarë me 9 maj në “ Lagjen e Trimave “ si dhe dëshmi të marra nga Lagja e Trimave. Sulejman Osmani kishte ikur nga policia në momentin duke i treguar armët në Gushicë, por më pas u arrestua në Kosovë, ku me 22 qershor u ekstradua në Maqedoni. Avokati Naser Raufi thotë se kjo seancë do të vazhdojë me 30 maj me prezantimin e dëshmive të prokurorisë publike.
Alsat-M