Sot pritet të vazhdojë seanca gjyqësore për vrasjes së 4 vjeçarit Almir Aliu, e cila u ndërpre më 28 shkurt të këtij viti për shkak të mungesës së ekspertizës neuropsikiatrike për të akuzuarin Boban Iliç.
Pala mbrojtëse kishte kërkuar hetimin neuropsikiatrik në llogari të të dyshuarit për vrasjen, pasi Iliç ishte mbrojtur gjatë marrjes në pyetje, se në momentin kur ka kryer aktin, nuk ka qenë në gjendje të qetë psiko-fizike. Avokati i Almir Aliut hedh poshtë pretendimet e të akuzuarit Boban Iliç.
Almir Aliu nga Kumanova humbi jetën si pasojë e goditjes me veturë që mori mbrëmjen e 25 qershorit. Edhe në videon që përbën provë materiale për rastin, vërehet se i dyshuari Boban Iliq e ka kryer aktin në prani të prindërve të Almirit.